Editorial Publishings

Botimet Periodike Islame Në Shqipëri Gjatë Viteve 1923-1945: Nga Risitë Më Të Dobishme Të Shekullit 20 Për Zhvillimin E Mendimit Islam Të Shqiptarëve

Authors

  • Ermal Bega
    Albanian Center for Oriental Studies, Albania
Shqipëria dhe shqiptarët, që nga koha e themelimit të shtetit shqiptar, për një kohë të gjatë kanë vuajtur nga mospasja e botimeve periodike nga fusha e filozofisë dhe mendimit islam në gjuhën shqipe, duke përfshirë këtu edhe revistat me tematika të ndryshme nga kultura dhe qytetërimi islam. Arsyet kanë qenë të shumta, por një nga më të rëndësishmet mund të thuhet se ka qenë mungesa e një alfabeti shqip të unifikuar, i cili u mundësua vetëm në fillim të shekullit 20, pikërisht falë dijetarëve dhe intelektualëve shqiptarë, kryesisht atyre muslimanë, të cilët kërkonin rregullimin e një alfabeti sa më të përshtatshëm për të gjithë shqiptarët. Hafiz Ali Korça ka qenë njëri nga ata dijetarë muslimanë shqiptarë i cili në fillim të shek. 20 bëri shumë përpjekje në lidhje me përvetësimin e alfabetit latin për të shkruar gjuhën shqipe, duke e quajtur si më të lehtë dhe praktik për shkak të tingujve të ndryshëm që nuk i kishte alfabeti i gjuhës arabe ose osmane. Për këtë, ai bile që në rininë e hershme të tij u akuzua nga xhonturqit si dhe nga ekstremistët fetarë në Shqipëri duke u quajtur “latinxhi”, për çfarë na tregon vetë ai në veprën e tij të famshme “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë”: “Çudi, në kohën e rinisë kur luftonja për shkronjat e gjuhës përbuzesha dhe dënohesha me vdekje, dhe quhesha latinxhi dhe pa fê, por tashti q’u formua një Shqipëri dhe për ta mbajtur fenë islame në gjirin e saj u mundova, çela një medrese, filluan të më thonë fanatik.”1

Botimet Periodike Islame Në Shqipëri Gjatë Viteve 1923-1945: Nga Risitë Më Të Dobishme Të Shekullit 20 Për Zhvillimin E Mendimit Islam Të Shqiptarëve

Downloads

Publication Information

Abdula, S., & Köroğlu, A. . (Eds.). (2025). Botimet Periodike Islame Në Shqipëri Gjatë Viteve 1923-1945: Nga Risitë Më Të Dobishme Të Shekullit 20 Për Zhvillimin E Mendimit Islam Të Shqiptarëve. In R. Suma, Balkan Periodicals: The Trajectory of Islamic Thought in the Interwar Period: Vol. Research 7 (pp. 293-302). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/