Editorial Publishings

Kontributi I Revistës Zani I Naltë Në Interpretimin E Kuranit (1923-1939)

Authors

  • Valmire Batatina Krasniqi
    Faculty of Islamic Studies, Kosovo
Shkrimi është shenjë e identitetit të një kombi si gjuhë e folur dhe e shkruar. Që nga shkrimi në rrasat argjile të sumerëve (katër mijë vjet para erës sonë), e deri te fleta elektronike e shkrimit në epokën digjitale, synimi kryesor ishte paraqitja grafike e mendimit. Frederik Goudy, tipograf e artist amerikan thekson se nga të gjitha arritjet e mendjes njerëzore, lindja e alfabetit është më e rëndësishmja.1 Në fenë islame, leximi dhe shkrimi ishin dhe janë elemente bazë në zhvillimin e mendimit. Ato zënë vend qëndror në historinë islame, sepse janë shtyllat themelore të kulturës e të civilizimit islam. Ato janë të përcaktuara me fjalën e Zotit në Kur’anin e madhërishëm, me thëniet e Pejgamberit a.s. dhe janë të urdhëruara për të gjithë besimtarët duke u shndërruar kështu në një mjet shkencor të cilit shoqëria njerëzore i detyrohet përjetësisht për bartjen dhe përpunimin e shkencave dhe dijeve antike. Duke u nisur nga kjo frymë edhe te ne, në publicistikën islame në shqip, shkrimi zuri vend të rëndësishëm duke i përfshirë edhe tematikat që ndërlidheshin me interpretimin e Kuranit. Në këtë plan ky punim merret me shkrimet në këtë fushë të publikuara në revistën islame në shqip, “Zani i Naltë”. Punimi ndahet në dy pjesë: në të parën, ku flitet rreth rolit dhe rëndësisë së revistës “Zani i Naltë”, dhe në të dytën elementet kyçe të punimit si motivet, autorët dhe kontributin e tyre si dhe temat e interpretimit të Kuranit në këtë revistë.

Kontributi I Revistës Zani I Naltë Në Interpretimin E Kuranit (1923-1939)

Downloads

Publication Information

Abdula, S., & Köroğlu, A. . (Eds.). (2025). Kontributi I Revistës Zani I Naltë Në Interpretimin E Kuranit (1923-1939). In R. Suma, Balkan Periodicals: The Trajectory of Islamic Thought in the Interwar Period: Vol. Research 7 (pp. 303-320). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/