Editorial Publishings

Authors

  • Besir Neziri
    Islamic Community of Kosovo, Kosovo
Revista “Kultura islame” ka qenë revistë e përmuajshme fetare, filozofike, letrare, ditore, artistike, morale e shoqërore, e cila është botuar gjatë viteve 1939-1945 në Shqipëri nga Komunitetit Mysliman Shqiptar. Kjo revistë u drejtua nga Sadik Bega, drejtor përgjegjës dhe Sherif Putra, redaktor. Revista “Kultura Islame” filloi të dalë në një kohë shumë të vështirë për Shqipërinë, e cila ishte përballë Luftës së Dytë Botërore. Me ndërprerjen e botimit të revistës “Zani i Naltë” dhe të revistës “Drita” në Shqipëri, u krijua një boshllëk i madh për sa i përket shtypit shqiptar islam. Pikërisht në këto rrethana, revista “Kultura Islame” filloi të dal dhe të plotësonte nevojat e kohës për lexuesit shqiptarë si në edukimin e mirëfilltë fetar, ashtu edhe kombëtar. Autorët e studiuesit e njohur shqiptarë të fesë Islame, si ulema, hoxhë e fetarë të shquar dhe studentët me shkrimet e tyre i informuan besimtarët shqiptarë për rrënjët historike të islamit, shtrirjen e tij, pejgamberët myslimanë, festat e ritet fetare, detyrimet islame, etj.2 Kjo revistë qëllim kryesor kishte edukimin fetar, moral e shoqëror të kombit shqiptarë. Sadik Bega, drejtor përgjegjës i revistës, në editorialin e numrit të parë të revistës tregon qëllimin e revistës “Do përpiqemi, me sa të jetë e mundur, t’a pajosim popullin që përfaqsojmë me shpirtin e vërtetë të kulturës Islame. T’asaj kulture, e cila pajton me atë modernen përgjithësisht. Për t’ia arrirë cakut të parapam në program, revista do të pranojë artikuj letrarë, me ngjyrë fetaro-morale; artikuj kulturalë mbi sociologji, filozofi etj”3, si dhe rrugën që do ta ndjek kjo revistë: “Revista e jonë do të ketë gjithmonë përparim të shkojë mbrenda vijave të Drejtuesit të Math, H. Muhammedit, në pikpamje morale, intelektuale, shoqnore e fetare. Gjithashtu do të ketë për princip të pasojë gjurmët e shokëve të Tij të Mëdhenj, tue mos i bërë vend mendimeve dhe kritikave t’errëta. Do të mundohemi të qartsojmë çdo gjë që të jetë për të mirën e përgjithëshme e sidomos t’ elementit Mysliman. Ka për qëllim bashkëpunimin në mes të njerëzve, që ta ndihmojnë njëri tjetrin të kryejnë vepra të mira e të dobishme.”4

Shkrimet Letrare Në Revistën Kultura Islame

Downloads

Publication Information

Abdula, S., & Köroğlu, A. . (Eds.). (2025). Shkrimet Letrare Në Revistën Kultura Islame. In R. Suma, Balkan Periodicals: The Trajectory of Islamic Thought in the Interwar Period: Vol. Research 7 (pp. 321-328). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/