Editorial Publishings
Gjurmë Të Nacionalizmit Shqiptarë Në Artikuj E Revistës Zani I Naltë Dhe Kultura Islame Gjatë Viteve (1923-1945)
Authors
-
Agron IslamiInstitute of History “Ali Hadri” Prishtina, Kosovo
-
Sefedin RahimiUniversity of Prishtina, Kosovo
Synopsis
Historia e letrave tek shqiptarët është e lidhur ngushtë me rrethanat politike në këto treva, respektivisht këta të parët kishin mbetur nën influencën e alfabeteve të perandorive të kohës, siç është rasti me përkthimin e parë në shqip të “Mesharit”, ku autori i përkthimit të këtij libri kishtarë (që po ashtu supozohet të jetë një prift shqiptarë), përdori alfabetin latin gjysmëgotik, duke përdorur edhe pesë shkronja të posaçme (që përngjasojnë me disa shkronja të alfabetit çirilik), si zëvendësues të tingujve të gjuhës shqipe që nuk i ka latinishtja (g, gj, th, dh, z, x, i).1 Më pas, autorët e shekullit XVII-XIX, që në letërsinë shqiptare njihet si Bejtegjinjë, krijimtarinë e tyre letrare shqipe në bejte (vargje), e shkruan me shkronja osmane-arabe, që erdhi si ndikim i alfabetit zyrtarë osman.
Alfabeti osman, ishte i pranishëm tek shqiptarët e komuniteti mysliman, të cilët qysh nga shekulli XVII, përbënin shumicën e popullsisë shqiptare. Për rezultat edhe në kohën e lindjes së nacionalizmave, shqiptarët kishin vazhduar të shkruajnë dhe krijojnë me këtë alfabet. Krahas kësaj, intelektualët shqiptarë zinin një vend të rëndësishëm edhe në krijimtari në gjuhë të huaj, në këtë rast osmanishten, si njëra nga gjuhët e shkencës dhe letërsisë për kohën. Kështu, Letërsia e Divanit osman njeh kontributin e një numri të konsiderueshëm të autorëve me prejardhje shqiptare, duke filluar nga fillimshekulli i XVI, me Prishtineli Mesihun, Dukagjinët etj. Pra, shqiptarët, si pjesë integrale e Perandorisë osmane, deri në lindjen e nacionalizmit, që përkon me kohën e revolucionit francez-borgjez (1789), përdoren alfabetin osman për të shkruar.
Copyright
Copyright (c) 2025 Sevba Abdula (Volume editor); , , , , , , , , , , , , , , , , Abdullah Eren, , , , , , , , , , , , , (Chapter Author)
License

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.
Gjurmë Të Nacionalizmit Shqiptarë Në Artikuj E Revistës Zani I Naltë Dhe Kultura Islame Gjatë Viteve (1923-1945)
Downloads
Publication Information
-
Publication TypeChapter
-
Volume
-
Pages349-356
-
PublishedJune 1, 2025
-
Series
-
Series PositionResearch 7
Abdula, S., & Köroğlu, A. . (Eds.). (2025). Gjurmë Të Nacionalizmit Shqiptarë Në Artikuj E Revistës Zani I Naltë Dhe Kultura Islame Gjatë Viteve (1923-1945). In R. Suma, Balkan Periodicals: The Trajectory of Islamic Thought in the Interwar Period: Vol. Research 7 (pp. 349-356). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/