Editorial Publishings

Authors

  • Besnik Emini
    Institute of Spiritual and Cultural Heritage of the Albanians-Skopje, North Macedonia
Në periudhën mes dy luftërave botërore në Shkup u botuan një sërë botimesh periodike. Këta periodikë për nga kohëzgjatja e botimit të tyre nuk kishin jetëgjatësi të madhe. Në mesin e këtyre revistave që botoheshin në Shkup kishte edhe prej atyre që trajtonin tema që ishin në interes të komunitetit mysliman, meqenëse artikulimi i temave me përmbajtje nacionale nuk i ishte i lehtë. Në mesin e revistave të shumta që botoheshin në atë periudhë ishte edhe gazeta “Nash dom”. Kjo gazetë botohej në gjuhën serbe me alfabet cirilik. Disa gazeta të komunitetit mysliman botoheshin në dy gjuhë, siç ishte rasti me gazetën “Hak” dhe me gazetën “Pravi put”, të cilat botoheshin si botime dygjuhësore, në gjuhën serbe me alfabet cirilik dhe në gjuhën turke me alfabet arab. Një fond i kësaj gazete është ruajtur në Bibliotekën Nacionale dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, Maqedonia e Veriut, në kuadër të departamentit për periodikë të rrallë. Numri i parë i gazetës “Nash dom” doli më 29 prill 1938, me një vëllim prej 4 faqeve të formatit A3. Gazeta u botua për një periudhë prej 4 viteve kalendarikë, ndërsa numri i fundit me të cilin disponojmë është numri 56 i cili doli më 19 mars të vitit 1941. Kjo gazetë botohej dy herë në muaj, në datën 1 dhe 15 të muajit. Nuk kemi të dhëna të sakta nëse gazeta është botuar edhe pas kësaj date, por ky duhet të ketë qenë numri i fundit i kësaj gazete, duke e pasur parasysh që botimi është ndërprerë për shkak të sulmit të Gjermanisë ndaj Mbretërisë Jugosllave. Në faqen e parë të gazetës “Nash Dom” shënonte që është “Gazetë e pavarur për ngritjen kulturore dhe ekonomike të myslimanëve”. Redaksia e kësaj gazete gjendej në rrugën Mbreti Aleksandër nr. 41, pranë lumit Vardar. Gazeta shtypej në shtypshkronjën “Juzhna Srbija” në Shkup, në rrugën Mbreti Aleksandër nr. 46, mandej në shtypshkronjën “Bratsvo” që gjendej në rrugën Kraljeviq Marko nr. 28.

Gazeta Nash Dom Nga Shkupi Dhe Orientimi I Saj

Downloads

Publication Information

Abdula, S., & Köroğlu, A. . (Eds.). (2025). Gazeta Nash Dom Nga Shkupi Dhe Orientimi I Saj. In R. Suma, Balkan Periodicals: The Trajectory of Islamic Thought in the Interwar Period: Vol. Research 7 (pp. 357-368). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/