Editorial Publishings

Shpërngulja E Popullsisë Myslimane Në Artikujt E Gazetës Hak

Authors

  • Institute of Spiritual and Cultural Heritage of the Albanians-Skopje, North Macedonia
  • Agron Salihi
    Faculty of Islamic Sciences Prishtina, Kosovo

Gazeta “HAK” botim i organizatës politike “Xhemijeti” doli në Shkup në vitet 1920-1924, në gjuhën turke me shkronja arabe dhe pjesërisht në gjuhën serbe me shkronja cirilike. Vitet në të cilët trajtohet tema e shpërnguljeve janë si vijon: viti 1921 një artikull, viti 1922 nuk ka asnjë artikull, viti 1923 ka 13 artikuj, ndërsa viti 1924 vetëm dy artikuj. Artikulli i parë ku paraqitet kjo tematikë për shpërnguljen e refugjatëve në gazetën “Hak” është ai i numrit 4-128 të datës 28 janar 1921, ku jepet lajmi për shpërnguljen e refugjatëve i publikuar në gazetën turke “Selamet” në Selanik ku raportohej për refugjatët që ndodheshin në këtë qytet. Siç mësohet nga ky shkrim, këta ishin refugjatë që i lanë shtëpitë e tyre nën presionin e bullgarëve dhe u arratisën, e ku disa duhej të kthehen në shtëpitë e tyre. Në anën tjetër, ata që kanë udhëtuar me pasaporta të lëshuara nga shteti serb dhe nuk kanë mundur të kthehen për shkak të shpalljes së luftës evropiane, mund të ktheheshin, pasi në pasaportat të vendosen viza. Ata që u larguan nga shtëpitë e tyre pas marrëveshjes së lidhur me Turqinë dhe morën nënshtetësinë turke, por donin të jetonin sërish në Jugosllavi, do të lirohen pasi të jenë kryer disa formalitete ligjore. Si i përzgjedhur për t’u dalë në ndihmë këtyre refugjatëve ishte deputeti i Manastirit, Qenan-beu i cili ishte caktuar për t’i kthyer ata muhaxhirë (refugjatë) në shtëpitë e tyre. Meqenëse refugjatët janë përgjithësisht shumë të varfër, zoti Qemal-beu dhe myftiu vizituan drejtorin Hristakes, duke iu lutur që të ndërhyjë tek autoritetet për një udhëtim falas, ndërkaq “Zoti, Hristakes premtoi se do t’i telegrafonte menjëherë ministrisë. Pasaportat për refugjatët (muhaxhirët) janë duke u përgatitur prej disa ditësh”.1

Shpërngulja E Popullsisë Myslimane Në Artikujt E Gazetës Hak

Downloads

Publication Information

Abdula, S., & Köroğlu, A. . (Eds.). (2025). Shpërngulja E Popullsisë Myslimane Në Artikujt E Gazetës Hak. In R. Suma, Balkan Periodicals: The Trajectory of Islamic Thought in the Interwar Period: Vol. Research 7 (pp. 379-397). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/