Proceedings
Karakteri i Kryengritjeve Shqiptare të Viteve të 30-ta të Shekullit XIX Kundër Reformimit të Perandorisë Osmane
Authors
-
Departamenti i Historisë, Universiteti i Prishtinës
Synopsis
Ballkani nё kёtё periudhё veç se ishte futur nё kuadёr tё Perandorisë Osmane. Osmanët qysh në periudhat e mëhershme e kishin konsoliduar pushtetin e tyre në këto zona, mirëpo ky teritor, që për Perandorinë Osmane ishte tejet i rëndësishëm, kohë pas kohe dinte të ishte edhe problematik, dhe jo rrallë herë, popujt e kësaj zone ngriteshin në kryengritje kundër pushtuesve të këtyre zonave. Ballkani, dhe popujt ballkanikë, kanë qenë pjesë e rëndësishme e Perandorisë Osmane, duke e ditur faktin që shumë persona nga zonat ballkanike kanë shërbyer në administratën osmane, krejt kjo falë njohjes së pushtimit osman kohë më parë Kryengritjet e viteve të 30-ta të shekullit XIX fillojnë pikërisht për shkak të humbjes së privilegjeve të aspektit ekonomik e administrativ që shqiptarët kishin në kuadër të perandorisë. Një gjë e tillë çoi në realizimin e kryengritjeve, të cilat u theksuan që nga viti 1833 deri në vitin 1839. Ani pse suksesi i tyre është në nuanca mjaft të vogla, këto kryengritje u shpërfaqën si lëvizje të para të organizuara dhe të armatosura kundër administratës osmane, me qëllim të rifitimit të privilegjeve të humbura, gjë që vërehet edhe në kërkesën e kryengritësve. Suksesi i këtyre kryengritjeve varet realisht nga aspekti koordinues, i cili, për fat të keq, për të mos thënë që ka munguar totalisht, ishte mjaft i mangët.
Copyright
Copyright (c) 2025 Idefe Publications
License

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.
Karakteri i Kryengritjeve Shqiptare të Viteve të 30-ta të Shekullit XIX Kundër Reformimit të Perandorisë Osmane
Downloads
Publication Information
-
Publication TypeChapter
-
Volume
-
Pages53-73
-
PublishedJune 7, 2025
-
Series
-
Series PositionProceedings 02
Bela, B., Murtezani, S. ., & Abdula, S. (Eds.). (2025). Karakteri i Kryengritjeve Shqiptare të Viteve të 30-ta të Shekullit XIX Kundër Reformimit të Perandorisë Osmane. In 1st International Balkan Studies Congress Proceedings: Vol. Proceedings 02 (pp. 53-73). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/