Proceedings

E Ardhmja e Sistemit të Drejtësisë në Botën Digjitale të GPT-3 dhe Inteligjenca Artificiale – Republika e Maqedonisë së Veriut, Gjendja, Sfidat dhe Perspektiva

Authors

  • Universiteti i Evropës Juglindore, Fakulteti Juridik
  • Universiteti i Evropës Juglindore, Fakulteti Juridik
Virusi i njohur me emrin zyrtar COVID-19 u dha një goditje të madhe sistemeve juridike në botë. Ky virus e përshpejtoi epokën e digjitalizimit duke e transformuar në mënyrë radikale botën nga ajo reale në virtuale. Në vigjilje të muajve të parë të fillimit të pandemisë, gati se të gjitha shtetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme, duke e përdorur këtë si mjet për ballafaqim dhe luftim sa më efikas të këtij virusi, me ç’rast nën ndikimin e masave restriktive u imponua nevoja e shfrytëzimit të mjeteve digjitale. Por, jo vetëm kaq, më shumë se kurrë bota sot mendon për një transformim më radikal, përkatësisht vënien në funksion të sistemeve inteligjente apo sistemin autonom të robotëve, me çka bëhet implikim më serioz i tyre në profesione të shumta, mes tyre edhe të atyre të juristëve, me çka në jetën akademike kanë filluar me ofrimin e programeve studimore mbi gërshtetimin e teknologjisë dhe drejtësisë. Për skeptikët kjo mund të duket utopike, megjithatë, teknologjia artificiale sot e ka tejkaluar realitetin; ajo sot është bërë mjet i rëndësishëm në shërbimin e njerëzve në kyerjen e detyrave profesionale, përmes aplikacioneve të ndryshme, ndërkaq, sfida e radhës konsiston në vënien në jetë të robotit inovativ, i njohur tashmë si GPT-3. Së këndejmi, ky punim mëton të studiojë rolin e së drejtës kushtetuese në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë në Republikën e Maqedonisë së Veriut; rolin e së drejtës intelektuale vis a vis inteligjencës artificiale; a do të kemi zëvendësim të profesionit të juristëve; si dhe ku konsistojnë përparësitë dhe mangësitë e digjitalizimit ose të inteligjencës artificiale?

E Ardhmja e Sistemit të Drejtësisë në Botën Digjitale të GPT-3 dhe Inteligjenca Artificiale – Republika e Maqedonisë së Veriut, Gjendja, Sfidat dhe Perspektiva

Downloads

Publication Information

Bela, B., Murtezani, S. ., & Abdula, S. (Eds.). (2025). E Ardhmja e Sistemit të Drejtësisë në Botën Digjitale të GPT-3 dhe Inteligjenca Artificiale – Republika e Maqedonisë së Veriut, Gjendja, Sfidat dhe Perspektiva. In 1st International Balkan Studies Congress Proceedings: Vol. Proceedings 02 (pp. 531-548). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/