Editorial Publishings

Refleksionet Psikoterapeutike Të Shtëpisë Së Shëndetit Të Xhamisë Sulejmanije Në Kujdesin E Shëndetit Mendor Të Shoqërisë

Authors

  • Besar Rufati
    Student në universitetin “Qirili dhe Metodi”- Shkup, drejtimi Bioinxhinier i Laboratoris
Mjekësia e hershme kishte mungesë të referencave, teorive dhe hipotezave dhe ishte gjithashtu e distancuar nga zhvillimi teknologjik, mirëpo praktika e saj formuloi koncepte dhe metoda që mbetën koherente. Për dallim nga sot, këto metoda për bazë kishin mjekësinë alternative dhe jo medikamentet e ndryshme sintetike të mbushura me efekte anësore. Ato për trajtime dhe problematika shëndetësore përdorën elementet natyrore, me të cilat arritën jo vetëm që të shërojnë epidemi dhe plagë, por edhe të përmirësonin problematika shëndetësore mendore, që sot shihen si të pashërueshme. Nëse këto trajtime kishin ndikim në përmirësim të gjendjes mendore, me ekspozim të elementeve natyrore, atëherë aspektet mjekësore i japin dritë jeshile përdorimit të këtyre teknikave duke i plotësuar shpjegimin fiziologjik dhe ndryshimin e mundshëm hormonal. Punimi jonë do të argumentojë këto praktika, duke sjellë shembuj dhe studime që pohojnë praktikisht ndikimin fiziologjik të elementeve natyrore, gjegjësisht ujit dhe reliefit.

Refleksionet Psikoterapeutike Të Shtëpisë Së Shëndetit Të Xhamisë Sulejmanije Në Kujdesin E Shëndetit Mendor Të Shoqërisë

Downloads

Publication Information

Abdula, S. (Ed.). (2020). Refleksionet Psikoterapeutike Të Shtëpisë Së Shëndetit Të Xhamisë Sulejmanije Në Kujdesin E Shëndetit Mendor Të Shoqërisë. In Osmanlı Ortak Mirasımız: Trashëgimia e Përbashkët Osmane: Vol. Proceedings 01 (pp. 28-47). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/