Translated Works

Authors

  • Mürteza Bedir
    Universiteti i Stambollit
Ideja e daljes në pah të këtij libri për herë të parë u shfaq në seminaret e usuli-fikhut ( ), i cili u zhvillua për disa vite me radhë nën Fondacionin Stamboll për Studim dhe Edukim (Istanbul Araştırma ve Eğitim Vakfı-ISAR). Zhvillimi i kësaj ideje u maturua në takimin ndërkombëtar të titulluar “modernizimi, protestantizimi dhe selefizimi: instrumentalizimi i nassit (tekstit hyjnor) në interpretimet moderne islame”, të mbajtur me datë 22-24 shtator 2017, dhe më në fund kjo ide mori formën e saj përfundimtare dhe iu prezantua lexuesit në formën e një libri të veçantë. Seminaret e usuli-fikhut, duke u mbështetur në librin e fundit klasik të usulit Mexhâmi’u’l-Hakâik të dijetarit të njohur të shekullit të 18-të, Ebu Said el-Hadimi, synonte të merrej me çështjet themelore të metodologjisë klasike të fikhut duke i lidhur ato me problemet e interpretimit aktual islam. Në sesionet e këtyre seminareve është përqendruar më shumë në interpretimin e Kuranit dhe Sunetit, ku këto pjesë përbëjnë më shumë se gjysmën e tërësisë së librave klasikë të usulit të shkruar me metodologjinë Hanefite të Usulit (në arabishte quhet tarîkatu’l-fukahâ). Gjithashtu, janë lexuar dhe krahasuar shumë mendime bashkëkohore që kanë hyrë në botën tonë të mendimit në kohën moderne.

Parathënie

Downloads

Publication Information

Bedir, M., & Özaykal, M. . (Eds.). (2025). Parathënie. In N. . Kızılkaya, Modernizimi Protestanizimi dhe Selefizmi: Vol. Research 2 (p. xiii-xxi). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/