Translated Works

Modernizimi Protestanizimi dhe Selefizmi

Authors

  • Mürteza Bedir (ed)
    Universiteti i Stambollit
  • Necmettin Kızılkaya (ed)
  • Merve Özaykal (ed)
Aventura e modernizimit që u shfaq në Evropën Perëndimore është një sfidë që ka ndikuar jo vetëm gjeografinë ku u shfaq, por gjithë botën. Ky fenomen, i cili ka filluar të ndikojë në mendimet dhe veprimet e shoqërive islame që në periudhat e hershme të modernizimit evropian, njëkohësisht hapi rrugën që muslimanët të vënë në dyshim fushat e tyre tradicionale të dijes. Fusha më e fokusuar në këtë hulumtim është shkenca e usuli-fikhut, një disiplinë në të cilën myslimanët shqyrtojnë marrëdhëniet ndërmjet shpalljes dhe arsyes në një nivel teorik. Gjatë këtij procesi, shkencës së usuli-fikhut iu atribuan funksione të ndryshme dhe u bënë revizionime të rëndësishme lidhur me konceptet dhe hipotezat themelore të tij. Mirëpo, qasjet moderne të usuli-fikhut të shfaqura në periudhën moderne e perceptojnë këtë shkencë si një metodë të rithemelimit të dispozitave sheriatike (ahkâmu’sh-sher’ijje), e cila bazohet në metodën krahasuese të fikhut (el-fikhu’l-mukaren) dhe të cilën mund ta quajmë fikhu i ri. Në fakt kjo qasje e re dhe moderne e ka lënë pas dore rolin kryesor teorik të usuli-fikhut klasik, e cila është një disiplinë shumë më e thelluar dhe më e sofistikuar se usuli-fikhu modern. Ky libër ka për qëllim të hulumtojë dhe analizojë metodat e zhvilluara nga myslimanët dhe interpretimet e bëra rreth Shkrimeve të Shenjta në lidhje me çështjet e shkencës së usuli-fikhut në kohët moderne. Interpretimet e ndryshme të shfaquara bashkë me modernizimin, shkrimet dhe artikujt që në mënyrë të detajuar shtjellojnë efektet e referencave historike të këtyre interpretimeve, përpiqen të nxjerrin në pah domosdoshmërinë e leximit, diskutimit dhe zhvillimit të usuli-fikhut duke e lidhur atë me çështjet aktuale teorike.

Modernizimi Protestanizimi dhe Selefizmi

Downloads

E-Book

Publication Information

  • Publication Type
    Edited Volume
  • Published
    June 3, 2025
  • Series
  • Series Position
    Research 2
  • Details about this monograph

  • ISBN-13 (15)
    978-608-4944-07-2
  • Abstract Views 51
  • Altmetrics
  • Share

Downloads

Download data is not yet available.