Translated Works

Koncepti reformues i Reshid Ridas dhe projekti i shkollës davet (thirrja) dhe irrshâd (orientim/udhëzim)

Authors

  • Özgür Kavak
    Universiteti i Marmarasë
Muhammed Reshid Rida (1865-1935), një nga pionierët e mendimit modern islam, duke përkrahur pretendimin se Perëndimi po përparonte dhe myslimanët kanë ngelur prapa, një mendim që ishte dominues në kohën e tij, përcaktoi konceptin reformë (isllâh) si bazën e vetme për përmirësimin e disa prej çështjeve që ai mendonte se kanë devijuar keq në vendet islame. Ky koncept, i cili përcakton prirjen kryesore të aktiviteteve të tij në Egjipt deri kur vdiq, përfshin reformat brenda shtetit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër synon eliminimin e gabimeve në jetën dhe mendimet e myslimanëve dhe formimin e një qasjeje të re të formuar rreth idesë së ripërtëritjes, veçanërisht në fushën e shkencave fetare. Reflektimi i kësaj qasjeje në kuptimin e fesë së pari shfaqet në pretendimin se usuli-fikhu është “një metodologji mbrojtëse për argumentimin e pikëpamjeve medhhebore sesa një shkencë në lidhje me kuptimin e drejtë të fesë dhe nxjerrjen e dispozitave të nevojshme nga burimet bazë të sheriatit”. Fanatizmi medhhebor dhe taklidi çuan në shpërbërjen e unitetit islam, u bë shkak për lindjen e konflikteve brenda umetit dhe përfundimisht shkaktoi prapambetjen totale të Islamit përballë Perëndimit. Prandaj, duhet të rindërtohet një kuptim i ri i fesë për përparim, një metodologji e re që do të mundësojë jetesën e drejtë islame dhe do t’i shpëtojë myslimanët nga konfliktet. Kjo metodologji, e cila përbën bazën më të rëndësishme teorike të veprimtarisë reformuese, bazohet në ndarjen e dispozitave që Islami ka sjellë në dy kategori: “dispozita krejtësisht fetare” dhe Koncepti reformues i Reshid Ridas dhe projekti i shkollës davet (thirrja) dhe irrshâd (orientim/ udhëzim) “dispozita jofetare/laike”. Fusha e “dispozitave krejtësisht fetare”, e cila përbëhet nga çështjet e besimit dhe disa hallalle dhe harame, është një fushë e mbyllur për ixhtihad dhe taklid. Myslimanët duhet t’i pranojnë dispozitat e burimeve kryesore fetare ashtu siç janë. Dispozitat jofetare, të cilat kryesisht përbëjnë fushën e mardhënieve sociale (muâmelât) formojnë fushën ku mund të kryhet ixhtihadi. Në këtë fushë, e cila është e hapur për ndryshime dhe interpretime, dispozitat që duhet të ndjekë i gjithë umeti përcaktohen sipas kritereve të “interesit të përgjithshëm, të drejtave dhe drejtësisë” të shprehura si “nasse të përgjithshme”. Sipas kësaj, dispozitat më të përshtatshme në kohën e sotme janë ato që janë të përshtatshme me “nasset e përgjithshme”. Në rast konflikti me nasset dytësore, do t’u jepet përparësi nasseve të përgjithshme dhe nuk do të veprohet me nasset dytësore. Ulu’l-emri (prijësit/paria) do të marrin përsipër detyrën e formimit të dispozitave të reja nëpërmjet “ixhtihadit” bazuar në nasset e përgjithshme. Termi “ulu’l-emr”, që në literaturën klasike të fikhut përshkruhet si “muxhtehid”, u referohet parlamentarëve, si homologu i epokës moderne të muxhtehidit klasik. Metoda e marrjes së vendimeve në sistemin parlamentar nënkupton termin shûra në Islam (negociata nën çatinë e parlamentit) dhe vendimet që parlamentarët marrin (në gjuhën terminologjike klasike) quhen “ixhmâ”, edhe nëse vendimet nuk merren me konsensus. Si rezultat, kalifi dhe populli duhet t’i “imitojnë” këto dispozita.

Koncepti reformues i Reshid Ridas dhe projekti i shkollës davet (thirrja) dhe irrshâd (orientim/udhëzim)

Downloads

Publication Information

Bedir, M., & Özaykal, M. . (Eds.). (2025). Koncepti reformues i Reshid Ridas dhe projekti i shkollës davet (thirrja) dhe irrshâd (orientim/udhëzim). In N. . Kızılkaya, Modernizimi Protestanizimi dhe Selefizmi: Vol. Research 2 (pp. 244-282). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/