Translated Works

Koncepti fikhor i Ahmed b. Hanbelit

Authors

  • Halil Efe
    Research Assistant, Universiteti 18 Marsi i Çanakalesë
Ahmed b. Hanbeli është njëri nga referencat historike të mendimit selefist teksto-centrik, i cili përpiqet të kuptojë fenë dhe të nxjerrë kuptime/informacione vetëm nga tekstet e Kuranit dhe Sunetit, duke mos pranuar mendimin e shkencës së fikhut që përfshin arsyetimin, diturinë dhe përvojën njerëzore, të formuara nga tradita shkencore islame. në fillimin e aventurës së tij shkencore, në të cilën re’ji dhe kijasi kishin një vend të rëndësishëm për një periudhë të shkurtër kohore, Ahmed b. Hanbeli (vd. 241/855) edhe pse ishte në kontakt me konceptin e ixhtihadit, për shkak të mësimeve që ai mori nga juristët hanefi Ebu Jusufi (vd. 182/798) dhe Muhammed esh-Shejbaniu (vd. 189/805), më vonë u kthye në studimin e hadithit dhe të gjitha aktivitetet e tij shkencore i përqendroi në këtë shkencë. Ahmed b. Hanbeli në procesin e tij arsimor prej një çerekshekulli, i cili u përqendrua në studimet e hadithit, u ndikua thellë nga familjariteti, burimi dhe metoda që ai vendosi me traditën e shkencës së bazuar në narracion/transmetim nga sahabët deri në kohën e tij, ku kjo bëri të mundur formimin e mënyrës së tij të të menduarit. Ahmed b. Hanbeli i cili pëlqente kuptimin e një dijeje që burimet dhe qasjet e saj ndodhen vetëm në Kuran dhe Sunet, përveç teksteve të këtyre dy shkencave, ai shkroi edhe fetvatë (ether, sh. âthâr) e sahabëve dhe tabiunëve, ku i konsideronte këto të vlefshme për sa i përket pasqyrimit të të kuptuarit dhe urtësisë së epokës së Profetit (s.a.v.) dhe i preferoi këto kundrejt pikëpamjeve të brezave vijues. Meqenëse ai e konsideronte dijen dhe fikhun të përbërë kryesisht nga Kurani, hadithet dhe etheret (rivajetet), kundërshtoi përdorimin Koncepti fikhor i Ahmed b. Hanbelit e re’jit si një term suprem që përfshin metodat e argumentimit racional dhe në çështje që ai i dinte se kishte hadithe, edhe nëse ato ishin të dobëta, kritikoi përpilimin e veprave në të cilat ishin shkruar mendime personale. Ahmed b. Hanbeli i cili e konsideroi njohurinë e haditheve si një kusht kryesor për të qenë dijetar fikhu e për të dhënë fetva, dhe për ta inkurajuar mësimin e hadithit, e kundërshtoi arsimimin e bazuar në re’j e në kijas si dhe mendimet dhe veprat e kësaj natyre. Sidoqoftë, pa shqyrtuar pikëpamjet e tij fikhore të regjistruara veçanërisht në përmbledhjet Mesâil, dhe pa analizuar proceset dhe metodat e induksionit që lidhen me këto pikëpamje - përfshirë këtu re’jin dhe kijasin - duke marrë parasysh vetëm deklaratat e tij kritike në lidhje me re’jin dhe kijasin, perceptimet dhe vlerësimet që do të paraqiten në lidhje me konceptimin e Ahmed b. Hanbelit për dijen dhe fikhun do të jenë të njëanshme dhe nga njëra anë jo të plota. Nga ana tjetër, periudha e Mihnes (218-234/833-849), në të cilën mendimi i krijimit të Kuranit, si një politikë shtetërore me iniciativën e halifit abasid Memun (vd.218/833) u kthye në një mjet shtypës ndaj dijetarëve asokohe, dhe me dimensionin traumatik në jetën e tij, e ka ndikuar botëkuptimin e Ahmed b. Hanbelit dhe veçanërisht me anë të mesailit dhe metodologjisë ka qenë përcaktuese në lidhje me pikëpamjet e tij mbi mendimin teologjik. Në këtë artikull, duke marrë parasysh efektin transformues të ngjarjes Mihne si një sfond historik, do të shqyrtohet koncepti fikhor i Ahmed b. Hanbelit dhe do të diskutohet se në çfarë mase ai mund të jetë një referencë për mendimin selefist.

Koncepti fikhor i Ahmed b. Hanbelit

Downloads

Publication Information

Bedir, M., & Özaykal, M. . (Eds.). (2025). Koncepti fikhor i Ahmed b. Hanbelit. In N. . Kızılkaya, Modernizimi Protestanizimi dhe Selefizmi: Vol. Research 2 (pp. 160-187). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/