Translated Works
Profetologjia luftarake, sira dhe hadithi: disa qasje në teologjinë akademike islame në dritën e referencave xhihadiste ndaj Profetit Muhammed (s.a.v.)
Authors
-
Ruggero Vimercati SanseverinoDr., University of Tübingen
Synopsis
Xhihadizmi përbën një sfidë të madhe për Islamin bashkëkohor. Edhe pse është e qartë se faktorët gjeopolitikë, ekonomikë dhe socialë janë kryesisht përgjegjës për suksesin e xhihadizmit në drejtim të dukshmërisë mediatike, të domethënies gjeopolitike dhe e propagandës ideologjike, sigurisht që nuk është e ekzagjeruar për të cilësuar shfaqjen e tij si simptomë e një krize të thellë dhe të paprecedent në mendimin dhe identitetin islam. Një përmbysje e tillë e vlerave themelore të Islamit, sa i përket vulgaritetit, radikalitetit dhe ndikimit të tij, është e pashembullt në historinë islame.1 Fakti i thjeshtë që myslimanëve u kërkohet publikisht të distancohen prej tij nxjerr në pah dështimin e myslimanit bashkëkohor për ta bërë Islamin të kuptueshëm si fe me etikë të mirëfilltë dhe aspiratat soteriologjike në një botë të globalizuar dhe të shekullarizuar. Teologjia islame akademike, edhe nëse nuk merret kryesisht me fenomene të politikave të radikalizimit, nuk mund ta injorojë këtë krizë nëse dëshiron të jetë e besueshme. Është një kusht themelor që çdo teologji akademike të jetë në një ndërveprim efektiv me jetën e komunitetit fetar dhe gjithashtu të marrë parasysh shoqërinë dhe kontekstin diskursiv në të cilin praktikohet dhe artikulohet një fe. Prandaj, thjesht nuk është e mundur të flitet teologjikisht për Islamin sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Është e nevojshme të parashtrohen pyetje se si studiuesit ose teologët mund të vazhdojnë të flasin në mënyra të zakonshme për Profetin Muhammed (s.a.v.) kur e gjithë bota është dëshmitare e terroristëve që pretendojnë se do të hakmerren për Pejgamberin (s.a.v.) ndërsa kërcënojnë gazetarët e Charlie Hebdo, terroristë të Al-Kaidës fjala bie, duke u paraqitur si “kalorës nën Flamurin e Profetit” ose nga ana tjetër udhëheqës të ISIS-it të vetëquajtur “halife” ose mëkëmbës i Profetit Muhammed (s.a.v.).2 Deklaratat e ndryshme publike nga autoritetet myslimane që pretendimet në fjalë janë të papranueshme dhe se ato janë të papajtueshme me vlerat etike dhe normat juridike të Islamit, sigurisht që kanë efekte vendimtare politike, mediatike dhe rëndësi simbolike. Por këto deklarata nuk janë të mjaftueshme pasi nuk argumentojnë në një mënyrë përfundimtare dhe intelektualisht të vërtetojnë se këta xhihadistë kundërshtojnë bazat teologjike të Islamit.
Copyright
Copyright (c) 2025 Mürteza Bedir (Volume editor); Soner Duman, Ahmet Aydın, Nail Okuyucu, Özgür Kavak, Sümeyye Sarıtaş, Recep Şentürk, Kaşif Hamdi Okur, Davut İltaş, Halil Efe, Jonathan AC Brown, Sevba Abdula, Ahmet Ayhan Çitil, Tahsin Görgün, H. Yunus Apaydın, Selami Varlık, Mahmut Salihoğlu, Torrance Kirby, Oğuzhan Tan, Ruggero Vimercati Sanseverino (Chapter Author)
License

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.
Profetologjia luftarake, sira dhe hadithi: disa qasje në teologjinë akademike islame në dritën e referencave xhihadiste ndaj Profetit Muhammed (s.a.v.)
Downloads
Publication Information
-
Publication TypeChapter
-
Volume
-
Pages424-456
-
PublishedJune 3, 2025
-
Series
-
Series PositionResearch 2
Bedir, M., & Özaykal, M. . (Eds.). (2025). Profetologjia luftarake, sira dhe hadithi: disa qasje në teologjinë akademike islame në dritën e referencave xhihadiste ndaj Profetit Muhammed (s.a.v.). In N. . Kızılkaya, Modernizimi Protestanizimi dhe Selefizmi: Vol. Research 2 (pp. 424-456). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/