Translated Works
Koncepti fikhor i Ibn Tejmijjes
Authors
-
Soner DumanAssistant Professor, Universiteti Sakarya
Synopsis
një përmbledhje e shkurtër për jetën e Ibn Tejmijjes Lindi në vitin 661 hixhri (1263 miladi) në Harran. Periudha në të cilën jetoi ishte një kohë kur vazhdonin sulmet e Kryqëzatave nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, me shfuqizimin e shtetit abasid nga mongolët, myslimanët u privuan nga autoriteti politik, dhe shumë vendbanime, veçanërisht Bagdadi, u shkatërruan. Kur mongolët pushtuan Bagdadin në 656 (1258) dhe sulmet e tyre u shtrinë në gjithë rajonin, Ibn Tejmijja së bashku me familjen e tij në 667 (1269), migroi në Damask, qendra e medhhebit hanbeli në atë kohë. Filloi arsimin fillor në shkollën Daru’l-hadith es-Sukkerijje ku aty babai i tij Abdulhalimi jepte mësim. Një vit pas vdekjes së babait (683), filloi detyrën si mësues po në atë shkollë dhe në të njëjtin vit filloi të jepte mësime tefsiri në Xhaminë Emevi/Umajad. Në vitin 695 (1296), filloi të jepte mësim në Medresenë Hanbelijje, Damask. Në vitin 698 (1299), për shkak të disa mendimeve në veprën të cilën e shkroi për t’iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme të hamallitëve rreth besimit, u akuzua se e ngjasonte Allahun me qenie të krijuara (teshbîh). Ai personalisht mori pjesë në luftën kundër mongolëve në zonën Shahab rreth Damaskut në 702 (1303), ku mongolët u mundën keq në këtë luftë.
Ai u gjykua dhe u burgos në kohë të ndryshme në Damask dhe Kajro me arsyetimin se në shkrimet e tij mbi besimin/akaidin kishte elementë që e ngjasonin Allahun me qeniet e krijuara (teshbîh), në shkrimet e tij mbi sufizmin kundërshtonte praktikat e sufive, veçanërisht konceptin e tevessulit, dhe në çështjet e fikhut jepte fetva në kundërshtim me pikëpamjet e katër medhhebeve.
Copyright
Copyright (c) 2025 Mürteza Bedir (Volume editor); Soner Duman, Ahmet Aydın, Nail Okuyucu, Özgür Kavak, Sümeyye Sarıtaş, Recep Şentürk, Kaşif Hamdi Okur, Davut İltaş, Halil Efe, Jonathan AC Brown, Sevba Abdula, Ahmet Ayhan Çitil, Tahsin Görgün, H. Yunus Apaydın, Selami Varlık, Mahmut Salihoğlu, Torrance Kirby, Oğuzhan Tan, Ruggero Vimercati Sanseverino (Chapter Author)
License

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.
Downloads
Publication Information
-
Publication TypeChapter
-
Volume
-
Pages188-204
-
PublishedJune 3, 2025
-
Series
-
Series PositionResearch 2
Bedir, M., & Özaykal, M. . (Eds.). (2025). Koncepti fikhor i Ibn Tejmijjes. In N. . Kızılkaya, Modernizimi Protestanizimi dhe Selefizmi: Vol. Research 2 (pp. 188-204). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/