Translated Works

Skicat e mendimit reformues të shevkaniut dhe përpjekjet e tij në transformimin e usuli-fikhut

Authors

  • Nail Okuyucu
    Universiteti i Marmarasë
Shkencat islame, pasi përjetuan periudhën e parë të kodifikimit në tre shekujt e parë të hixhrit, filluan epokat klasike të historisë islame; deri në periudhën kur filluan të shfaqëshin tendencat dhe lëvizjet në drejtim të modernizimit-perëndimorizimit, përveç transformimeve të pjesshme që u manifestuan në varësi të diferencimit të kohërave dhe vendeve, nuk kishte ndonjë ndërprerje serioze të mentalitetit dhe problematikave të tyre. Kur bëhet fjalë për shkencën e fikhut në këta shekuj, afërsisht që nga mesi i shekullit të tretë hixhri, shihet se mentaliteti mbizotërues ishte kryerja e aktiviteteve fikhore në varësi të një medhhebi të caktuar dhe zgjidhja e problematikave duke iu qasur çështjeve brenda disiplinës së medhhebit përkatës. Gjatë shekujve të kaluar, megjithëse disa dijetarë që i përkisnin një medhhebi dhe disa individë që nuk ishin të lidhur me ndonjë medhheb, kanë shprehur disa kritika ndaj këtij qëndrimi, rryma kryesore e lëvizjes fikhore, me mbështetjen e mundësive teorike të ofruara nga usuli-fikhu vazhdoi rrugën e saj pa u dëmtuar seriozisht nga këto kritika. Disa zëra të dobët kritikues, të cilët ngriheshin herë pas here kundër perceptimit dominant, por që zhdukeshin në rrjedhën e historisë, që nga vitet 1100 filluan të fitonin rëndësi dhe tashmë shprehen më fuqishëm dhe në mënyra më sistematike. Në shekujt 18 dhe 19-të, në vende të ndryshme të botës islame, u bënë disa vlerësime në mënyrë retrospektive mbi situatën aktuale të civilizimit islam në përgjithësi, dhe gjendjen e shkencave islame në veçanti. Këto vlerësime Skicat e mendimit reformues të shevkaniut dhe përpjekjet e tij në transformimin e usuli-fikhut ishin më shumë kritikuese dhe përpjekje për të riinterpretuar të kaluarën. Këto lëvizje që dolën si aprovim i këtyre kritikave u bënë aktorët e një periudhe që do të përshkruhet si “Lëvizjet Isllah (reformuese) dhe Texhdid (ripërtëruese)” në historiografinë moderne islame. Këto lëvizje, të cilat u shfaqën nën udhëheqjen e dijetarëve të tillë si, Shah Velijjullah Dihleviu (vd. 1762) në nënkontinentin Indian, Ibn Abdulvehhabi (vd. 1787) në mes të Gadishullit Arabik, Osman b. Fudiu (v. 1817) në Afrikën Perëndimore, Shevkaniu (vd. 1834) në Jemen dhe Senusiu (vd. 1859) në Afrikën Veriore, janë përgjigjja masive e pretendimeve dhe qasjeve që zotërojnë një gjuhë dhe ligjërim/diskurs të ri dhe që përpiqen të transformojnë konceptet.

Skicat e mendimit reformues të shevkaniut dhe përpjekjet e tij në transformimin e usuli-fikhut

Downloads

Publication Information

Bedir, M., & Özaykal, M. . (Eds.). (2025). Skicat e mendimit reformues të shevkaniut dhe përpjekjet e tij në transformimin e usuli-fikhut. In N. . Kızılkaya, Modernizimi Protestanizimi dhe Selefizmi: Vol. Research 2 (pp. 228-241). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/