Translated Works
Ad Fontes! (kthimi te burimet) hermeneutika biblike dhe epistemologjia në agimin e reformimit
Authors
-
Torrance KirbyProf., Universiteti McGill
Synopsis
Historia e hermeneutikës biblike të Reformave Protestante në Evropën veriore fillon siç duket me Humanizmin e Rilindjes me riorientimin e tij vendimtar të epistemologjisë nga përkrahësit e Mësimit të Ri (New Learning). Me kontributin vendimtar të Desiderius Erasmus në botimin e tij kritik të Dhiatës së Re Greke, Novum Instrumentum Omne, i botuar për herë të parë pesëqind vjet më parë në 1516, kjo lëvizje fitoi fuqi të madhe.1 Kritika ekstreme e epistemologjisë konvencionale mbështet kritikën gjithëpërfshirëse të studiuesit holandez të metodës skolastike mesjetare dhe të hermeneutikës. Logjika dhe plani i Erasmusit për reformën sistemstike fetare dhe morale bazohet në rinovimin e teorisë së njohjes - në të vërtetë, ai propozon një konvertim dramatik neoplatonik të epistemologjisë. Themelet e hermeneutikës biblike të reformimit mund të gjenden në këtë ndryshim epistemologjik. Në veprën e tij “Enchiridion militis Christiani” të botuar në vitin 1503, Erasmusi së pari shtjellon shpjegimin e tij mbi njohjen njerëzore, e cila në mënyrë efektive ripërtërin teorinë e dijes së Platonit, si pjesë e një sulmi të ashpër ndaj praktikave rituale tradicionale të Kishës Perëndimore të mesjetës dhe abuzimeve morale.2 Alegoria e famshme mbi shpellën e Platonit në Librin VII të Republikës e përshkruan filozofin si Ad Fontes! (kthimi te burimet) hermeneutika biblike dhe epistemologjia në agimin e reformimit1i që kthehet dhe largohet (περιάγειν) nga imazhet kalimtare të ndjeshmërisë -’εἴδωλα’, sikur të ishte një shfaqje kukullash; dhe si dikush që kur del nga Shpella, ngjitet lart drejt shkëlqimit brilant të diellit intelektual - Forma e së Mirës.3 Sipas këtij rrëfimi të konvertimit epistemologjik, filozofi është ai njeri i pashoqërueshëm e i rrallë i cili mund të njohë pavlefshmërinë e imazheve të ndezura që përfaqësojnë fluksin e ‘të bërit’; duke u kthyer dhe duke shikuar larg nga këto paraqitje të errëta shqisore (φαντάσματα), ai arrin të njohë në Format ose Idetë realitetin e qëndrueshëm të ‘qenies’ së përhershme:
Copyright
Copyright (c) 2025 Mürteza Bedir (Volume editor); Soner Duman, Ahmet Aydın, Nail Okuyucu, Özgür Kavak, Sümeyye Sarıtaş, Recep Şentürk, Kaşif Hamdi Okur, Davut İltaş, Halil Efe, Jonathan AC Brown, Sevba Abdula, Ahmet Ayhan Çitil, Tahsin Görgün, H. Yunus Apaydın, Selami Varlık, Mahmut Salihoğlu, Torrance Kirby, Oğuzhan Tan, Ruggero Vimercati Sanseverino (Chapter Author)
License

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.
Downloads
Publication Information
-
Publication TypeChapter
-
Volume
-
Pages106-124
-
PublishedJune 3, 2025
-
Series
-
Series PositionResearch 2
Bedir, M., & Özaykal, M. . (Eds.). (2025). Ad Fontes! (kthimi te burimet) hermeneutika biblike dhe epistemologjia në agimin e reformimit. In N. . Kızılkaya, Modernizimi Protestanizimi dhe Selefizmi: Vol. Research 2 (pp. 106-124). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/