Translated Works
Selefizmi: ideologjia e intversionit dhe lokalitetit
Authors
-
H. Yunus ApaydınProf. Dr., Universiteti Erciyes, Turqi
Synopsis
Selef dhe selefizmi Fjala arabe selef leksikisht do të thotë ata që kanë ardhur dhe shkuar, që kanë jetuar në të kaluarën, paraardhësit e atyre që janë akoma në jetë. Në literaturën e shkencave islame, termi ‘selef’ u referohet posaçërisht sahabëve, ndërsa për ata që e zgjerojnë kuptimin e kësaj fjale, ajo përfshin sahabët dhe tabiunët. Ndodh që imamët/dijetarët muxhtehid gjithashtu konsiderohen brenda këtij termi. Ky konceptim, i cili përfshin tri gjeneratat e para (sahabët, tabiunët dhe tabiu-tabiinët) brenda termit selef, është në përputhje me përmbajtjen e hadithit “Gjenerata më e mirë është gjenerata në të cilën unë jam, pastaj gjenerata që ndjek këtë gjeneratë dhe pastaj ajo që e ndjek atë.” Gjenerata selefe, megjithëse niveli i rëndësisë së tyre është i ndryshëm, ka një rëndësi të domosdoshme në kuptimin, praktikimin dhe transmetimin e fesë. Brezat pas sahabëve (veçanërisht tabiunët dhe tabiu-tabiinët) ndien nevojën për të marrë parasysh fjalët dhe praktikat e sahabëve me bindjen se aty ekzistonte kuptimi autentik i fesë. Pasi që dispozitat e shumë çështjeve besimore dhe fikhore përcaktoheshin në përputhje me mendimet/praktikën e sahabëve, po ashtu qëndrimet e tyre kanë qenë përcaktuese në qasjen ndaj Kuranit. Të gjitha llojet e strukturave sistematike që do të vendoseshin në fushat e fikhut, kelamit dhe tasavvufit, duhej të merrnin parasysh pikëpamjet e selefëve – veçanërisht brezin e sahabëve – dhe të ushqeheshin prej tyre. Sepse ruajtja dhe transmetimi Selefizmi: ideologjia e intversionit dhe lokalitetit i tekstit, i cili është produkt i vahjit, sigurohej natyrshëm nëpërmjet këtyre dy gjeneratave, dhe aktivitetet e sistematizimit (të fushave shkencore) filluan nga gjenerata e tretë, d.m.th. nga periudha e tabiu-tabiinëve. Pas kësaj periudhe, muxhtehidët themelues të periudhës së tabiu-tabiinëve iu bashkëngjitën dy gjeneratave të mëparshme, sahabëve dhe tabiunëve, dhe kështu me fjalën e Pejgamberit (s.a.v.) “Gjenerata/brezi më i mirë është brezi në të cilin unë jam, pastaj gjenerata që ndjek këtë brez dhe pastaj ajo që e ndjek atë” është provuar të tregohet se botëkuptimi i tre brezave të parë, për të cilët Profeti (s.a.v.) deklaroi se ishin brezi më i mirë, është përceptimi më i drejtë/saktë i fesë.
Copyright
Copyright (c) 2025 Mürteza Bedir (Volume editor); Soner Duman, Ahmet Aydın, Nail Okuyucu, Özgür Kavak, Sümeyye Sarıtaş, Recep Şentürk, Kaşif Hamdi Okur, Davut İltaş, Halil Efe, Jonathan AC Brown, Sevba Abdula, Ahmet Ayhan Çitil, Tahsin Görgün, H. Yunus Apaydın, Selami Varlık, Mahmut Salihoğlu, Torrance Kirby, Oğuzhan Tan, Ruggero Vimercati Sanseverino (Chapter Author)
License

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.
Downloads
Publication Information
-
Publication TypeChapter
-
Volume
-
Pages64-76
-
PublishedJune 3, 2025
-
Series
-
Series PositionResearch 2
Bedir, M., & Özaykal, M. . (Eds.). (2025). Selefizmi: ideologjia e intversionit dhe lokalitetit. In N. . Kızılkaya, Modernizimi Protestanizimi dhe Selefizmi: Vol. Research 2 (pp. 64-76). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/