Translated Works

Një pikë kthese e rëndësishme në studimet e Kuranit: çështja e abrogimit (nes’hit)

Authors

  • Davut İltaş
    Assoc. Prof. Dr., Universiteti Erciyes
Edhe pse objekti i abrogimit (nes’h), i cili është shndërruar në një çështje shumë e diskutueshme në studimet kuranore sot, ka të bëjë me disiplinat e kelamit, tefsirit, hadithit dhe fikhut në aspekte të ndryshme, kurse usuli-fikhu është disiplina që shqyrton këtë çështje brenda kuadrit të një teorie. Deri në shekullin e kaluar, teoria e abrogimit, e themeluar nga usulistët (dijetarët e usulit), është pranuar edhe nga mufessirët (dijetarët e tefsirit), muhaddithët (dijetarët e hadithit) dhe kelamistët (dijetarët e kelamit). Ideja e parë kontradiktore se nuk ka abrogim në sheriatin islam u parashtrua nga Ebu Muslim el-Isfahaniu (vd. 322/934), i cili vdiq në çerekun e parë të shekullit të katërt hixhri. Ky mendim i Ebu Muslimit, i cili ndodhet pothuajse në të gjitha burimet si një ide shaze (e rrallë/e papranuar) dhe e refuzuar deri në shekullin e kaluar, filloi të hidhte rrënjët së pari në botën arabo-islame dhe më pas në Turqi, veçanërisht midis akademikëve të shkencës së tefsirit, brenda kuadrit të pretendimit se “nuk ka asnjë ajet të shfuqizuar (mensûh) në Kuran”. Është një çështje e rëndësishme që duhet të shqyrtohet se cila ështe arsyeja ose arsyet që përgatitën terrenin që kjo ide të zhvillohej afërsisht pas dhjetë shekujsh. Çfarë ndodhi që çështja e abrogimit, mbi të cilën kishte konsensus deri në shekullin e 20-të ku për shumë çështje të tjera ishte e vështirë të arrihej një gjë e tillë, sot u kthye në një çështje mjaft e diskutueshme, ose më mirë është kthyer (qëllimisht)?

Një pikë kthese e rëndësishme në studimet e Kuranit: çështja e abrogimit (nes’hit)

Downloads

Publication Information

Bedir, M., & Özaykal, M. . (Eds.). (2025). Një pikë kthese e rëndësishme në studimet e Kuranit: çështja e abrogimit (nes’hit). In N. . Kızılkaya, Modernizimi Protestanizimi dhe Selefizmi: Vol. Research 2 (pp. 370-423). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/