Translated Works

Diskursi kuranor dhe sunetor, usuli-fikhu dhe ixhtihadi: një ese shpjeguese lidhur me lindjen e nassit modern

Authors

  • Mürteza Bedir
    Universiteti i Stambollit
Çështja e formimit të dispozitave islame po shqyrtohet ndryshe në kohët moderne sesa gjatë gjithë historisë. Kjo çështje mund të shihet nga dy këndvështrime; historikisht dhe teorikisht. Leximi i ndryshëm që u shfaq në periudhën moderne duket se çoi në një konfuzion për arsye se këto dy këndvështrime nuk u dalluan saktësisht nga njëri-tjetri. Kur shohim nga afër historinë e dispozitave sheriatike, sa ishte në jetë Profeti Muhammed (s.a.v.) dihet se ka pasur një proces historik të kufizuar me kohën e profetësisë në lidhje me formimin e secilës dispozitë. Për shembull, legjitimimi i namazit pesë herë në ditë u vendos në vitin e Isrâ-Miraxhit, para hixhretit namazet katërrekatëshe faleshin dy nga dy dhe pas tij, namazi i drekës, i ikindisë dhe i jacisë u shndërruan në katër rekate. Edhe para ngjarjes së Miraxhit ekzistonte namazi, por falej vetëm sabahu dhe akshami.1 Dihet që Pejgamberi (s.a.v.) e agjëronte muajin hënor muharrem dhe i urdhëronte edhe shokët e tij ta agjëronin atë; transmetohet gjithashtu se Ai (s.a.v.) agjëronte tre ditë në muaj. Agjërimi i muajit ramazan u legjitimua në fillim të periudhës së Medinës.2 I njëjti proces gradualisht vërehet edhe në ndalesa (harame); për shembull, ndalimi i alkoolit së pari u shpreh si diçka që shihej si i papëlqyeshëm, më pas erdhi ndalimi i faljes namaz duke qenë i dehur dhe me ndalimin përfundimtar u bë e qartë dispozita e Islamit rreth alkoolit.3 Kjo dhe konsiderata të tjera të ngjashme pothuajse mund të bëhen në lidhje me çdo dispozitë fetare.

Diskursi kuranor dhe sunetor, usuli-fikhu dhe ixhtihadi: një ese shpjeguese lidhur me lindjen e nassit modern

Downloads

Publication Information

Bedir, M., & Özaykal, M. . (Eds.). (2025). Diskursi kuranor dhe sunetor, usuli-fikhu dhe ixhtihadi: një ese shpjeguese lidhur me lindjen e nassit modern. In N. . Kızılkaya, Modernizimi Protestanizimi dhe Selefizmi: Vol. Research 2 (pp. 1-46). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/