Translated Works
Lëvizjet ihjâ (rigjallëruese) në shekullin e 18-të: shembulli i Shah Velijjullah ed-Dihleviut
Authors
-
Ahmet AydınUniversiteti Bilecik Şeyh Edebali
Synopsis
Shah Velijjullahu (1703-1762),1 i cili konsiderohet si një mendimtar i periudhës së krizës në studimet e kohës moderne, është një nga figurat më kryesore të lëvizjeve ihja (rigjallëruese) që u shfaqën në rajone të ndryshme të vendeve islame në shekullin e 18-të. Këto lëvizje, të cilat cekin gjallërinë shkencore të shoqërisë islame në këtë shekull, i cili në perceptimin historik perëndimor konsiderohet si një periudhë e dobësimit politik dhe shkencor të shoqërive islame, kritikojnë gjendjen që ndodhej civilizimi islam nga aspekti i fikhut, kelamit dhe tasavvufit (misticizmit). Duhet të theksohet në këtë kontekst se lëvizjet në fjalë kanë edhe aspekte politike. Në vitet e fundit, mund të thuhet se është rritur interesi për lëvizjet texhdid para modernizimit, duke përfshirë këtu edhe studimet akademike në Turqi. Vehabizmi është në qendër të këtyre studimeve. Ky punim synon të analizojë mendimin rigjallërues të Shah Velijjullahut, si një nga lëvizjet e lartpërmendura, duke u përqendëruar në shkencën e fikhut dhe të shqyrtojë efektet e këtij mendimi. Aktiviteti i tij shkencor do të shqyrtohet në qendër të koncepteve të ixhtihadit, taklidit, masllahatit dhe ndjekja/imitimi i medhhebeve, të cilat janë subjekt i debateve intensive midis lëvizjeve rigjallëruese. Edhe pse në pamje të jashtme duket që lëvizjet rigjallëruese kanë pika dhe qëllime të përbashkëta, në realitet kanë dallime të thella në aspektin e çështjeve të fikhut. Shah Velijjullahu, i cili e sheh veten si një muxhtehid ndjekës absolut, Lëvizjet ihjâ (rigjallëruese) në shekullin e 18-të: shembulli i Shah Velijjullah ed-Dihleviut zgjodhi t’i bazojë mendimet e tij në traditën medhhebore, ndërsa Shevkaniu, i cili pretendon se është një muxhtehid absolut i pavarur, duke kundërshtuar traditën medhhebore pëlqen një qasje që mendimet brenda një medhhebi dhe veprimatarinë e muxhtehidit ndjekës i konsideron jashtë fushës së ixhtihadit.
Thelbi i veprimtarisë shkencore të Shah Velijjullahut përbëhet nga ideja e kundërshtimit të praktikave të bidateve dhe devijimeve, veçanërisht imitimit, dhe rigjallërimi i sunetit dhe ixhtihadit. Shihet se ai vinte në pikëpyetje situatën e myslimanëve në kontekstin e disiplinës së fikhut. Shah Velijjullahu flet për gjendjen e vështirë të shoqërisë në të cilën jetonte, hetonte arsyet e rënies së shtetit mughal dhe kritikonte klasat e ndryshme të shoqërisë (dijetarët, administratorët, sufistët, artizanët etj.). Fakti që ai ishte i shqetësuar me situatën e shoqërisë indo-islamike në të cilën ndodhej dhe përpjekja për t’i ofruar zgjidhje këtyre problemeve mund të clësohet si një nga karakteristikat kryesore të mendimit të tij rigjallërues.2 Më poshtë, së pari, do të theksohen motivet që ndikuan në mendimin e tij rigjallërues, dhe pastaj do të diskutohet ideja e rigjallërimit në bazë të kelamit, tasavvufit dhe fikhut.
Copyright
Copyright (c) 2025 Mürteza Bedir (Volume editor); Soner Duman, Ahmet Aydın, Nail Okuyucu, Özgür Kavak, Sümeyye Sarıtaş, Recep Şentürk, Kaşif Hamdi Okur, Davut İltaş, Halil Efe, Jonathan AC Brown, Sevba Abdula, Ahmet Ayhan Çitil, Tahsin Görgün, H. Yunus Apaydın, Selami Varlık, Mahmut Salihoğlu, Torrance Kirby, Oğuzhan Tan, Ruggero Vimercati Sanseverino (Chapter Author)
License

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.
Downloads
Publication Information
-
Publication TypeChapter
-
Volume
-
Pages205-227
-
PublishedJune 3, 2025
-
Series
-
Series PositionResearch 2
Bedir, M., & Özaykal, M. . (Eds.). (2025). Lëvizjet ihjâ (rigjallëruese) në shekullin e 18-të: shembulli i Shah Velijjullah ed-Dihleviut. In N. . Kızılkaya, Modernizimi Protestanizimi dhe Selefizmi: Vol. Research 2 (pp. 205-227). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/