Translated Works
Nga ehli-hadithi te shkolla e kuranijjunëve dhe lëvizja ‘Progressive Muslims’: instrumentalizmi i tekstit dhe evolucioni i përjetuar në konceptin e fesë me në qendër tekstin
Authors
Synopsis
Nga ehli-hadithi te shkolla e kuranijjunëve dhe lëvizja ‘Progressive Muslims’: instrumentalizmi i tekstit dhe evolucioni i përjetuar në konceptin e fesë me në qendër tekstin Si rezultat i zgjerimit të ndikimit politik dhe kulturor të Evropës në botën islame, problemet shumëdimensionale me të cilat u përballen shoqëritë myslimane u bënë shkas për përpjekjet reformiste në fusha të ndryshme. Nga njëra anë, filluan reforma ushtarake, politike dhe ekonomike duke marrë si shembull modelin evropian, nga ana tjetër, që nga mesi i shekullit të 19-të morën vrull kërkimet në fushat kulturore dhe shkencore. Përpjekjet shkencore të mendimtarëve myslimanë, të cilët merreshin me problemet e fushave kulturore dhe shkencore, për të kapërcyer problemet e hasura, ishin të mendimit që të vinin në dyshim të kaluarën në tërësi dhe të fillonin zgjidhjen e problemit me një periudhë të caktuar. Për këtë arsye, edhe pse propozimet për të zgjidhur problemin shfaqen në mënyra të ndryshme, mund të thuhet se pika e përbashkët e tyre është kthimi në origjinë, kthimi në burime ose kthimi në tekstet hyjnore (nass). Këto qasje, të cilat theksuan kthimin në burimet kryesore të fesë, nga njëra anë, kur e krahasonin gjendjen e myslimanëve me Perëndimin, e pranonin që myslimanët kanë ngeluar prapa zhvillimeve dhe kërkonin një fajtor/përgjegjës për këtë, nga ana tjetër, u përpiqnin t’u gjenin zgjidhje problemeve shkencore dhe kulturore të imponuara nga modernizmi. Nevoja për të gjetur zgjidhje në disa çështje që i shqetësonin veçanërisht mendjet e njerëzve dhe për t’i shqyrtuar ato në një kornizë që do t’i plotësonte nevojat shoqërore i shtyu shumë mendimtarë të ballafaqoheshin me metodat që mbizotëronin në të kaluarën. Fokusin e këtyre ballafaqimeve dhe kritikave e përbënin kryesisht transmetimet që lidheshin me fushën e fikhut dhe kelamit. Për këtë arsye, mund të thuhet se theksi i hadithit, i cili vë në qendër transmetimin, është shumë i fuqishëm në lëvizjet rigjallëruese (ihja), ripërtëritëse (texhdid) dhe reformiste (isllah).
Copyright
Copyright (c) 2025 Mürteza Bedir (Volume editor); Soner Duman, Ahmet Aydın, Nail Okuyucu, Özgür Kavak, Sümeyye Sarıtaş, Recep Şentürk, Kaşif Hamdi Okur, Davut İltaş, Halil Efe, Jonathan AC Brown, Sevba Abdula, Ahmet Ayhan Çitil, Tahsin Görgün, H. Yunus Apaydın, Selami Varlık, Mahmut Salihoğlu, Torrance Kirby, Oğuzhan Tan, Ruggero Vimercati Sanseverino (Chapter Author)
License

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.
Nga ehli-hadithi te shkolla e kuranijjunëve dhe lëvizja ‘Progressive Muslims’: instrumentalizmi i tekstit dhe evolucioni i përjetuar në konceptin e fesë me në qendër tekstin
Downloads
Publication Information
-
Publication TypeChapter
-
Volume
-
Pages309-343
-
PublishedJune 3, 2025
-
Series
-
Series PositionResearch 2
Bedir, M., & Özaykal, M. . (Eds.). (2025). Nga ehli-hadithi te shkolla e kuranijjunëve dhe lëvizja ‘Progressive Muslims’: instrumentalizmi i tekstit dhe evolucioni i përjetuar në konceptin e fesë me në qendër tekstin. In N. . Kızılkaya, Modernizimi Protestanizimi dhe Selefizmi: Vol. Research 2 (pp. 309-343). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/