Translated Works
Nuk ka literalistë: sunitë e hershëm dhe interpretimi i hapur në teologji dhe jurisprundencë
Authors
-
Jonathan AC BrownAssoc. Prof., Georgetown University
Synopsis
Brenda traditës islame, akuza e literalizmit (kuptimi fjalë për fjalë) është një akuzë relativisht e re. Sidoqoftë, ai përfshin disa kundërshtime shekullore në përshkrimin e tij. Ka pasur mjaft përputhshmëri mbi cilat është bazuar kjo akuzë e përgjithshme. Një nga bazat është Ehlu’s-sunneti ve’l-Xhemâati, ndjekësit e sunetit dhe xhematit. Me këtë nuk i referohem ehli-sunetit në tendat e tyre magjistrale e të madhe, të formës esharite dhe maturidite të shekullit të njëmbëdhjetë hixhri, me integrimin e tyre të sofistikuar të logjikës dhe filozofisë. Po i referohem grupit ehli-hadith në formën e tij origjinale, grupi që së pari e identifikoi veten me krenari Ehlu’s-sunnet ve’l-Xhemâat. Në fund të shekullit të 8-të dhe në fillim të shekullit të 9-të hixhri. Ata janë akuzuar për antropomorfizëm (teshbîh, texhsîm) nga racionalistët e hershëm myslimanë dhe për një keqkuptim të gabuar të kuptimit ligjor që qëndron pas teksteve argumentuese në Kuran dhe Sunet nga juristët e Kufës në periudhën e hershme islame dhe nga ndjekësit e shkollave kryesore juridike deri në kohën e sotme.
Nëse pretendimi për literalizmin është i ri, ka të ngjarë sepse në përgjithësi mbështetja serioze e një leximi literalist të shkrimeve të shenjta në Islam u pa kryesisht si qesharak. Medhhebi dhahiri, një shkollë mendimi që njohu në mënyrë eksplicite hermeneutikën e saj si të shtrirë jo më shumë se kuptimi literal i tekstit, nuk ka pasur kurrë më shumë se një grusht përkrahësish. Gjithashtu, u zbulua me shpejtësi se ishte më aktiv në interpretim sesa kishte pranuar më parë. Nuk ka literalistë: sunitë e hershëm dhe interpretimi i hapur në teologji dhe jurisprundencë Sipas el-Hatib el-Bagdadiut (v. 463/1071) dhe të tjerëve, dijetarët dhahiri pranuan se, përveç kuptimit literal, të qartë të tekstit dëshmues, ata gjithashtu shqyrtuan atë që ata e quanin dêlil (argument). Dhe ky delîl ishte në gjendje të përfundonte shumicën e punës interpretuese që shkollat e tjera të drejtësisë dhe teologjisë e klasifikuan si rezultat i interpretimit përtej kuptimit literal, gjuhësor (te’vil), të specifikues (tahsîs) dhe të formave të ndryshme të arsyetimit analogjik ose argumentit më të fortë (kijas).
Copyright
Copyright (c) 2025 Mürteza Bedir (Volume editor); Soner Duman, Ahmet Aydın, Nail Okuyucu, Özgür Kavak, Sümeyye Sarıtaş, Recep Şentürk, Kaşif Hamdi Okur, Davut İltaş, Halil Efe, Jonathan AC Brown, Sevba Abdula, Ahmet Ayhan Çitil, Tahsin Görgün, H. Yunus Apaydın, Selami Varlık, Mahmut Salihoğlu, Torrance Kirby, Oğuzhan Tan, Ruggero Vimercati Sanseverino (Chapter Author)
License

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.
Downloads
Publication Information
-
Publication TypeChapter
-
Volume
-
Pages155-159
-
PublishedJune 3, 2025
-
Series
-
Series PositionResearch 2
Bedir, M., & Özaykal, M. . (Eds.). (2025). Nuk ka literalistë: sunitë e hershëm dhe interpretimi i hapur në teologji dhe jurisprundencë. In N. . Kızılkaya, Modernizimi Protestanizimi dhe Selefizmi: Vol. Research 2 (pp. 155-159). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/