Translated Works
Tekstualizëm pa usul (principe/rregulla): Mendimi bashkëkohor islam midis historizmit ose selefizmit
Authors
-
Recep ŞentürkProf. Dr., Universiteti Ibn Haldun
Synopsis
Feja nuk mund ta ruajë ekzistencën e saj nëse e humbet kuptimin shumështresor ontologjik, epistemologjik dhe metodologjik mbi të cilën është ndërtuar. Koha në të cilën kjo shihet më qartë është periudha që filloi me modernitetin. Efekti më i rëndësishëm i modernizmit mbi të gjitha fetë ka qenë zëvendësimi i kuptimit shumështresor i feve mbi ontologjinë dhe shpalljen, i cili përfshin besimin në Zotin dhe botën e padukshme (eskatologji-gajb), dhe të cilat e pranojnë shpalljen si një burim informacioni, duke i zëvendësuar ato me një kuptim materialist me një dimension të vetëm ontologjik dhe me një kuptim pozitifist epistemologjik dhe metodologjik.
Themeli i sekularizimit ose laicizmit hidhet duke ndryshuar të kuptuarit e brezave të rinj mbi ontologjinë, epistemologjinë dhe metodologjinë nëpërmjet edukimit pozitivist. Njerëzit fetarë, botëkuptimi për ontologjinë dhe epistemologjinë i të cilëve ndryshon, ose më saktësisht, botëkuptimi i të cilëve i ndryshohet nëpërmjet sistemit arsimor pozitivist, nuk mund t’i mbrojnë më besimet e tyre fetare. Kur ata e kuptojnë se baza e besimeve të tyre fetare ka humbur për shkak të kuptimit të ndryshuar të ontologjisë dhe epistemologjisë - nëse e kuptojnë atë - do të jetë shumë vonë. Historizmi që marksizmi ia prezantoi gjithë botës dhe feminizmi materialist dhe lëvizjet e ngjashme që e përdorin historizmin si mjet, janë përpjekje për të zbatuar të kuptuarit e ontologjisë materialiste dhe epistemologjisë pozitiviste në fe dhe në tekstet e shenjta fetare. Sidoqoftë, Tekstualizëm pa usul (principe/rregulla) Mendimi bashkëkohor islam midis historizmit ose selefizmit historizmi bëhet një fenomen i pranueshëm për masat, nëse kuptimi i tyre për ontologjinë është nën ndikimin e materializmit dhe ai i epistemologjisë nën ndikimin e pozitivizmit. Si rezultat, feja ose mohohet plotësisht, ose riinterpretohet me një qasje moderniste ose postmoderniste. Në shekullin e 19-të, historizmi, i cili u përdor nga antifetarët materialistë për të luftuar fetë nga jashtë, pas vitit 1960 me miratimin dhe përdorimin vullnetar të tij nga teologët hebrenj dhe të krishterë, në sociologjinë e feve filloi një proces i quajtur “shekullarizimi i brendshëm”.
Copyright
Copyright (c) 2025 Mürteza Bedir (Volume editor); Soner Duman, Ahmet Aydın, Nail Okuyucu, Özgür Kavak, Sümeyye Sarıtaş, Recep Şentürk, Kaşif Hamdi Okur, Davut İltaş, Halil Efe, Jonathan AC Brown, Sevba Abdula, Ahmet Ayhan Çitil, Tahsin Görgün, H. Yunus Apaydın, Selami Varlık, Mahmut Salihoğlu, Torrance Kirby, Oğuzhan Tan, Ruggero Vimercati Sanseverino (Chapter Author)
License

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.
Tekstualizëm pa usul (principe/rregulla): Mendimi bashkëkohor islam midis historizmit ose selefizmit
Downloads
Publication Information
-
Publication TypeChapter
-
Volume
-
Pages295-308
-
PublishedJune 3, 2025
-
Series
-
Series PositionResearch 2
Bedir, M., & Özaykal, M. . (Eds.). (2025). Tekstualizëm pa usul (principe/rregulla): Mendimi bashkëkohor islam midis historizmit ose selefizmit. In N. . Kızılkaya, Modernizimi Protestanizimi dhe Selefizmi: Vol. Research 2 (pp. 295-308). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/