Translated Works
Vlerësimi i ligjërimit “Islami Kuranor” sipas usuli-fikhut (rasti i Turqisë)
Authors
-
Kaşif Hamdi OkurProf. Dr., Universiteti Hitit
Synopsis
Problemet e përjetuara në botën islame gjatë dy shekujve të fundit; dështimet e hasura në fushat ushtarake, politike dhe ekonomike i detyruan myslimanët të vrasin mendjen mbi arsyet e kësaj situate. Përveç një pakice margjinale që fajëson drejtpërdrejt fenë për këtë dështim, ideja se feja në përgjithësi është keqkuptuar dhe keqinterpretuar ka gjetur reflektim në masa të gjera në shoqëritë islame. Ndër propozimet e parashtruara për të kapërcyer këto probleme, ishte edhe ideja e referimit të drejtpërdrejtë në tekstet kuranore dhe hadithore, duke u bazuar vetëm në kuptim literal të këtyre teksteve, por duke i anashkaluar metodat e të kuptuarit (usûl) të zhvilluara për të kuptuar tesktet fetare (ajetet dhe hadithet) në procesin historik, si dhe interpretimet dhe qasjet e linduara si rezultat i këtyre metodave. Kjo ide, me kalimin e kohës, gjithashtu mori tone të ndryshme brenda strukturës së vet, dhe përveç përkrahësve që mbronin mendimin e kthimit në Kuran dhe Sunet, kishte edhe nga ata që pretendonin se Islami përbëhet vetëm nga Kurani. Kjo rrymë, e cila ka mbijetuar deri më sot duke u shndërruar në versione të ndryshme dhe duke u ushqyer nga dualizmi “fe e zbritur” dhe “fe e shpikur”, e cila tashmë është kthyer në një ligjërim, është bërë një fenomen i kulturës popullore në Turqi. Është diçka shumë problematike për autorët e këtyre diskurseve, të cilët i vendosin interpretimet e lindura gjatë historisë në kategorinë e “shpikur”, për t’i përshkruar interpretimet e tyre si “të zbritura”, të cilat i kanë nxjerrë nga kuptimet literale të teksteve. Duke u bazuar vetëm në kuptimin literal (dhâhir) të teksteve kuranore dhe hadithore pa marrë për bazë asnjë metodë, ndonjëherë i shndërron ajetet dhe hadithet në materiale të qasjeve ezoterike (batini), dhe nganjëherë hap rrugën që tekstet fetare të kthehen në slogane nga organizatat radikale revolucionare. Është shumë interesante që autorët e të dyja qasjeve i këshillojnë ndjekësit e tyre që të lexojnë drejtpërdrejt dhe vetëm Kuranin. Tabloja aktuale na tregon rëndësinë e nevojës për një kuptim të shëndetshëm të burimeve dhe metodave për kuptimin e saktë të fesë.
Copyright
Copyright (c) 2025 Mürteza Bedir (Volume editor); Soner Duman, Ahmet Aydın, Nail Okuyucu, Özgür Kavak, Sümeyye Sarıtaş, Recep Şentürk, Kaşif Hamdi Okur, Davut İltaş, Halil Efe, Jonathan AC Brown, Sevba Abdula, Ahmet Ayhan Çitil, Tahsin Görgün, H. Yunus Apaydın, Selami Varlık, Mahmut Salihoğlu, Torrance Kirby, Oğuzhan Tan, Ruggero Vimercati Sanseverino (Chapter Author)
License

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial 4.0 International License.
Downloads
Publication Information
-
Publication TypeChapter
-
Volume
-
Pages344-369
-
PublishedJune 3, 2025
-
Series
-
Series PositionResearch 2
Bedir, M., & Özaykal, M. . (Eds.). (2025). Vlerësimi i ligjërimit “Islami Kuranor” sipas usuli-fikhut (rasti i Turqisë). In N. . Kızılkaya, Modernizimi Protestanizimi dhe Selefizmi: Vol. Research 2 (pp. 344-369). Idefe Publications. https://doi.org/10.5331/